Edhe njëherë për DEFIBRILATORIN…që është A-ja e ndihmës së shpejtë!!

Nga Iva V.GRILLO

NJE DEFIBRILATOR…DREQI T’A HAJË!!

Ngjarjet shokuese dhe te dhimbshme te largimit nga jeta per shkak te nje goditjeve kardiake lene pas nje ndjenje te thelle trishtimi por dhe fataliteti duke na kujtuar se fatkeqesisht kontrollin mbi fatin tone personal e kemi te limituar dhe pavaresisht endrrave, aspiratave apo investimeve tona jetesore, “fjalen e fundit” e thote dikush tjeter… .

Por nga ana tjeter, keto ngjarje duhet te na bejne te mendojme per llojin e sherbimeve/mekanizmave te urgjences qe jane ne dispozicion te njerezve qe kane fatin e keq te kalojne episode te tilla, si në qytetet e mëdha si Tirana, ashtu edhe në zona periferike.

Një nga mjetet më të nevojshme janë defibrilatoret në autombulancat por edhe vendet publike.

Ato janë pajisje te thjeshta te cilat mbahen prane qendrave me trafik te shtuar popullsie (rrugë kryesore, sheshe, institucione, hotele, salla konferencash, qendra turistike, plazhe, etj) te cilat mund te ndihmojne ne raste arrestesh kardiake ne rritjen e probabilitetit qe nje njeri te mbahet ne jete derisa te vije ndihma e specializuar.

A janë të pajisura autoambulancat e rretheve me defibrilatore dhe staf që di të japë ndihmën e parë…që është abc-ja e ndihmes së shpejtë?

Apo, kush ka fatin e keq të gjendet jashtë Tiranës kur i ndodh arresti kardiak, lihet në mëshirë të fatit?!

Sepse të japësh ndihmën e parë në rast arresti kardiak nuk eshte luks!!

Arrestet kardiake jane nje nga shkaqet kryesore te vdekshmerise ne popullate.

Kjo eshte nje kerkese minimale per nje sherbim urgjence dhe sidomos ne struktura te medha shteterore apo private, ku ka grumbullime njerezish (dhe rrjedhimisht ka probabilitet qe te ndodhin episode te tilla).

Ndoshta jeta nuk mund te shpetohet ne çdo rast, por studimet tregojne se rritet perqindja e mbijeteses.

Sigurisht kjo nisme/kerkese duhet te filloje te artikulohet me force nga grupet e interesit (nga mjeket kardiologe si fillim, qytetaret, ndonje shoqate shoqerie civile qe i ka mbetur ndopak ze, etj).

Jepini, NGRINI ZERIN!!

I duhet kerkuar me force ministrive, bashkive, politikaneve, etj …qe ne vend qe parate ti shpenzojne me postime ne FB per turizmin shqiptar, koncerte e ahengje, retushime imazhesh etj… te sigurojne disa defebrilatore ne mjediset publike, se nuk kushtojne shume dreqi ta haje…nuk kushtojne shume as per shtetin e ahengjeve dhe as per privatin… dhe mund te perdoren nga çdokush, me nje trainim minimal.

PS: Nuk jam mjeke, por ne strukturen ku punoj, une jam nje nga tre personat qe jemi trainuar (brenda dy oreve) si te japim ndihmen e pare ne rastin e nje arresti kardiak dhe si te perdorim defibrilatorin. Pothuajse çdo organizate me trafik njerezish investon ne nje defibrilator dhe sigurohet qe ka dy tre punonjes qe dine si ta perdorin.

Deri tani nuk na eshte dashur ta perdorim kurre, por eshte aty ne rast nevoje.

Eshte i thjeshte, kushton pak per nje organizate/institucion…shpeton jete!

Ndërsa përsa i perket ekipeve mjekesore te ndihmes se shpejte neper autoambulanca, eshte kriminale te shfaqen tek pacienti pa nje defibrilator me vehte… me duar ne xhepa.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …