Edi Rama e ka kapur sistemin dhe i trajton institucionet e drejtësisë si lecka!

Nga Ervin SALIANJI

Edi Rama bën sikur shqetësohet nga drejtësia që kontrollon, kur ndonjë gjyqtar i rrallë nuk i është nënshtruar plotësisht, ndërkohë që pasi e ka kapur sistemin, i përdor dhe sillet me prepotencë duke i trajtuar institucionet e drejtësisë si lecka.

Shumica dërrmuese e gjyqësorit sillen si vartës të qeverisë, jo si pushtet i pavarur kontrolli e balance!

Është përgjegjësi e gjyqësorit që ka lejuar qeverinë në batërdinë urbanistike, ndërtimet pa leje dhe korrupsionin që i ka ushqyer ato. Qeveria i ka lejuar për interesa politike e korruptive dhe sot i përdor politikisht me aksione propagandistike.

Në vend që të kontrollojë pushtetin ekzekutiv, drejtësia ka pranuar të përdoret si armë kundër kundërshtarëve dhe si mburojë për klientelën e qeverisë. Për pasojë, ajo degradohet publikisht nga kryeministri dhe ka frikë dhe ti reagojë.

Ky është portreti më i qartë i kapjes së shtetit dhe shkatërrimit të pavarësisë së institucioneve.

Qytetarët shqiptarë dhe opinioni publik kane pritur reagimin e partnerëve ndërkombëtarë që kanë investuar për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë: a do të ketë një reagim të fortë kur Rama i godet, i poshtëron dhe i minon institucionet e drejtësisë? Apo standardet e reagimet vlejnë vetëm kur opozita denoncon abuzimet?

About Redaksia

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …