Ikin shqiptarët dhe vijnë të huajt! Një dështim politik me kosto të lartë sociale

Nga Dorian TELITI

​Kjo verë fatkeqësisht shënoi një dështim turistik me xhiro 30-40% më të ulët se një vit më parë.

Por, mes shifrave zhgënjyese, një realitet i hidhur bie më shumë në sy: qindra e mijëra punëtorë të huaj po zënë vendet e punës në hotele, bare e restorante, ndërsa mijëra shqiptarë po braktisin vendin. Ky kontrast nuk është i rastësishëm, por një sinjal alarmant i politikave social-ekonomike që po dënojnë rininë tonë me emigracion.

​Kapitullimi i sektorëve prodhues dhe i bujqësisë e ka bërë ekonominë tonë totalisht të varur nga importet, duke e bërë atë të paaftë për të konkurruar. Kjo nuk është thjesht një krizë ekonomike, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që ka dështuar t’u japë shpresë dhe dinjitet qytetarëve të vet.

​Për t’i dhënë fund kësaj situate, zgjidhja është politike dhe kërkon guxim për të vënë në qendër individin dhe sipërmarrjen, duke filluar që me uljen e barrës fiskale për të nxitur bizneset e vogla e të mesme, në krijimin e një ambienti me konkurrencë të ndershme, duke ndalur favoret ndaj një grushti njerëzish, e deri te investimi ‘agresiv’ te njerëzit dhe rinia jonë, duke u dhënë shqiptarëve mundësi për të punuar e zhvilluar veten dhe vendin e tyre.

​Është koha për ndryshim thelbësor, për një Shqipëri që punohet nga shqiptarët dhe punon për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për disa.

About Redaksia

Check Also

Farsa e 11 majit/ Berisha: Celibashi lexon çfarë i shkruan zyra e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk mund të quhen …