Kryetari i PD, Sali Berisha tregoi para gazetarëve shënimin që kishte lënë në SPAK, pasi u paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha tha se, e siguroj Altin Troplinin se bashkëpunimi i tij me krimin do marrë ndëshkimin e merituar!
Berisha: Shënimi i sotëm: Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit.
Klodiana, nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën.
Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini.
Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës.
Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua.
Dhe bisedën tjetër ku Suel Çela i thotë Taulant Ballës, se me një… nëmos gabohem Dritan Hallullin, do të shkosh dhe të nxjerrësh nga burgu dy terroristë të vërtetë, të cilët i vunë në shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës, dhe tritoli ra në tokë dhe shpërtheu në mes të qytetit dhe mund të kishte shumë viktima.
Dhe këta të dy, Tao shkoi dhe i liroi bashkë me Hallullin, i cili është diku në KLGJ apo në KLP.
Ju jeni dëshmitarë se si Altin Hajri i thotë Çyrbes së tij shih pak, merrja masat një fije atij Olsit, se ai u tregua burrë i mirë, duke përdorur emrin e një Olsi, Olsi Ramës, për Ulsi Manjën. Ai nuk ishte Olsi Rama, por ishte Ulsi Manja.
Dhe ju e keni vënë re se si i ndërron kostumet Ulsi Manja. Garderoba e tij është me nj numër të pafundëm kostumesh, sepse siç bëri Altin Hajri, bënë edhe hajrat e tjerë.
Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini.
Por i siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar.
Kjo është çka unë lashë aty.