CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Kandidatët po deklarojnë shpenzimet e bëra në fushatë! Për partitë ka afat ligjor

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, kandidatët për deputetë po deklarojnë shpenzimet e bëra në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa për partitë politike ka një afat ligjor.

“Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime.

Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD.

Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë.

Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor…

… Kandidatët e tjetër kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja, nesër në orën 11:00 deklaratë për mediat para SPAK për Irenën me 3 mbiemra

Adriana KALAJA NJOFTIM: Të Nderuar Gazetarë dhe Mbështetës. Duke uruar të jeni shumë mirë, si …