Berisha thirrje medieve: Qëndroni fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje mediave që të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura!

“Tani, çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së.

Por, u bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura.

Mos mendoni ju se terrin e tmerrshëm informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël gazetarësh apo mediesh, të cilat thonë të vërtetën.

Kur mbi 90 përqind e medieve, për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë.

Prandaj u bëj thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shume rrjetet sociale për të bërë transparencë dhe gazetarëve të intensifikojnë denoncimet e tyre.

Opozita shqiptare do ketë betejë në të gjitha frontet. Do të bëjë gjithçka për tu rikthyer shqiptarëve votën e lirë|.

…Natyrisht çdo kohë ka risitë e veta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak!

Nga Gazment BARDHI Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura …