Zhegrova mbërrin në Torino, zbulohen detajet e transferimit tek Juventus

Edon Zhegrova është i gatshëm të bëhet futbollist i ri i Juventusit. Mesfushori ofanziv u largua nga Lille dhe tash është duke i kryer vizitat mjekësore në J Medical.

Më pas, ylli kosovar do ta nënshkruajë kontratën me “Bianconeri”, shkruan mediumi italian “Tuttosport”.

Juve për kartonin e 26-vjeçarit pritet t’i paguajë 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa Zhegrova do ta zë vendin e Nico Gonzalez, i cili do të transferohet në Atletico Madrid.

Ish-futbollisti i Baselit do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ndërsa rroga e tij vjetore do të jetë 2,5 milionë euro.

Zhegrova vjen nga një sezon me dy fytyra.

Në pjesën e parë të tij i kishte zhvilluar 21 ndeshje me 8 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat, kurse në atë të dytë ishte i lënduar dhe nuk luajti fare.

Sidoqoftë, ai ka ushtruar fort dhe është i gatshëm t’i tregojë vlerat e tij në Torino.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …