Pse Dumani nuk bëri njoftim zyrtar për vizitën në SHBA dhe kush është zyrtari që e thirri në takim

Lajmi për vizitën e Dumanit në Shtetet e Bashkuara dhe takimi me zyrtarin e lartë në Departamentin e Shtetit nuk erdhi nga zyra e komunikimit të SPAK, por nga vetë Departamenti amerikan i Shtetit.

Në njoftimin e Departamentt të Shtetit thuhet vetëm se në orën 16.30 zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan do të takohet me kreun e SPAK në Shqipëri, Altin Dumani dhe se takimi do të ishte me dyer të mbyllura.

Takimi kokë më kokë i Dumanit me zyrtarin e lartë të DASH është konfirmuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në agjendën e zbardhur ditore.

Po përse SPAK nuk bëri një njfotim zyrtar në lidhje me këtë vizitë të Dumanit në Shtetet e Bashkuara? Kjo nuk mund të konsiderohet një vizitë e parëndësishme.

Pse Dumani e trajtoi këtë vizitë dhe takimin në Departametin e Shtetit si një takim ilegal?

Nëse Departamenti i Shtetit nuk do të kishte publikuar axhendën e takimeve të Brendan Hanrahan, atëhere pak kush në Shqipëri do të kishte mësuar për këtë takim.

Kush është zyrtari që e thirri në takim Dumanin

Me ardhjen e Rubios në detyrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, ai zëvendësoi anëtarin e lartë të shërbimit të jashtëm Louis Bono si kreu i zyrës për Evropën të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ai është zyrtari më i lartë në DASH për Evropën.

Hanrahan ishte investitor në një firmë private amerikane dhe më parë ka punuar si këshilltar politikash për Komitetin e Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen nën drejtimin e Marko Rubios.

Brendan Hanrahan është Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR). Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit, Z. Hanrahan ishte investitor në Bain Capital në ekipin e Kapitalit Privat të Amerikës së Veriut, ku drejtoi marrëveshjet dhe bashkëpunoi me kompani në sektorët e Shërbimeve të Konsumatorit dhe Biznesit. Më parë, ai punoi si këshilltar politikash për Komitetin e Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, duke shërbyer nën drejtimin e Kryetarit të atëhershëm Rubio. Ai e filloi karrierën e tij në McKinsey & Company ku mbështeti klientët e sektorit publik dhe privat.

About Krye Redaktor

Check Also

FBI me hetime të reja për Ramën/ I përfshirë në trafik armësh, “Targeti 3”

Dosja e inspektorëve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA ka sjellë detaje të reja nga …