Rama i rikthehet dashurisë sorosiane duke sfiduar administratën e sotme amerikane

Nga Ndriçim KULLA

Nuk është e vështirë të provosh me shumë fakte se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të veçanta, janë siç thuhet për marrëdhëniet amerikano-britanike, special relationship.

Për arsye shumë të rëndësishme historike ndjeshmëria e thellë e opinionit publik në Shqipëri mbi marrëdhëniet shtetërore dhe miqësore midis dy vendeve mbetet gjithmonë e mprehtë dhe vigjilente.

Ndoshta edhe për shkak të periudhës së Luftës së Ftohtë, kur ne u dënuam jashtë dëshirës sonë që të vuanim trivolitë e një shoqërie jo të lirë ku   humbëm për 50 vjet me radhë kontaktet e gjalla të një miqësie të tillë.

Pse janë mbuluar me errësirë marrëdhëniet aktuale të qeverisë shqiptare me qeverinë amerikane?

Kjo në fakt është një pyetje kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet ideologjike.

Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare, (dhe jo të popullit shqiptar) ka disa kohë që kanë  ngrirë, duke u mbuluar me mister, ku dukshëm, i kanë detyruar jo rrallë njerëzit  të pyesin  të shqetësuar, se pse nuk ka transparencë mbi këtë problem.

Vizita e znj. Nancy Van  Horn   e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë e cila  luan ndërkohe  rolin e ambasadorit në mungesë ,  gjatë një vizite që i bëri selisë së kryeministrisë të premten e kaluar në mëngjes, i vuri kapak tymnajës së krijuar  mbi ngecjen e këtyre marrëdhënieve.

Është  një rast tipikë i marrëdhënieve të ndera, kur diplomatja e vendit me të fuqishëm të botës shkon në zyrat e kreut të qeverisë, qëndron vetëm 20 minuta dhe largohet andej në mënyrë të heshtur e mbuluar nga  retë e pa fundme të hipotezave.

Pothuaj njëlloj sikur të ishte në zyrat e Manduros.

Çfarë ka ndodhur ?

Ku qëllon e  vërteta  e fshehur ?

Një kastë tipike e një vendi të konsoliduar diktatorial, i cili edhe komunikimin diplomatik me një superfuqi ekonomike, ushtarake, demokratike dhe diplomatike e mbështjellë me maskën e asgjësë .

Shtypi e kishte për detyrim që ta kërkonte dhe ta gjente  harrakatin e  aventurave te diktaturës dhe ta pyeste mbi këtë rast flagrant që i korrespondon marrëdhënieve të ngrira midis dy  qeverive:

– Çfarë ka ndodhur zoti kryeministër֝?!

Pse nuk thuhet e vërteta?!

Tek këto zhvillime të heshtura me transparencë të mbuluar na shqetëson e vërteta , sepse shohim në to  rrugën e gabuar që po vazhdon qeveria e sotme shqiptare dhe jo marrëdhëniet personale dhe familjare të Edi Ramës dhe Linda Ramës me Sorosin apo Kamala Harris.

Por duket gjithnjë e më qartë, se “lideri global” alias kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka zëvendësuar në të vërtet marrëdhëniet me qeverinë e ShBA në marrëdhënie me klanin e Xhorxh Sorosit,  i cili aktualisht luan rolin e promotorit dhe frymëzuesit të lëvizjeve politike të majta radikale në mbarë botën. Këto marrëdhënie, që sot në fakte janë sfidë e hapur për politikat e presidentit Tramp, kanë qenë gjithmonë në zhvillim, por në këto  momente janë bërë më të ethshme dhe të pa përmbajtura ,duke krijuar përshtypjen e një karshillëku për kauzën e tyre të pandalshme globaliste në të cilën Edi Rama është përfshirë edhe si pjesëmarrës  por edhe si ideator.

Duke parë këtë karshillëk të krijohet përshtypja, tek e cila nuk mund të gjesh asnjë dyshim ; se politika e drejt e qeverisë amerikane dhe personalisht e presidentit Donald Trump për të hetuar allishverishet dhe padrejtësitë që janë bërë me fondet e qeverisë amerikane për tu kaluar në sitë dhe për tu gjykuar, nuk i kanë pëlqyer kryetarit të organizatës kriminale në Shqipëri dhe për pasoj është hedhur në sulm solidariteti të plot me Sorosin, për ti penguar ose edhe për ti konkurruar hapur këto masa të qeverisë amerikane .

Për shumë arsye që lidhen me qeverisjen e tij kriminale dhe me shumë fije të dyshimta të cilat cenojnë jo vetëm ligjin , rendin, paqen sociale, rendin , sigurinë dhe marrëdhëniet ndërmjet ShBA dhe Shqipërisë, regjimi    që sundon Shqipërinë e ka të pa mundur që të jetë ballë përballë administratës së re amerikane të Donald Trump, e cila është zotuar se do rikthejë marrëdhëniet etiko- diplomatike me të gjitha shtetet mike të cenuara deri në një korruptim të llahtarshëm siç ka ndodhur edhe me shtetin e vogël dhe mik të Shqipërisë.

Po të kemi parasysh të gjitha faktet e bëra publike deri tashti , duke konsideruar edhe  censurimin absolut  të mediave të regjimit , për të mos nxjerrë asgjë përjashta  labirintheve, merret me mend se çfarë mund të ketë ndodhur brënda vajtjes së së znj Nancy Van Horn  në zyrat e qeverisë.

Më tepër është e mundshme të ketë lënë një mesazh. Nuk ka asnjë mundësi të ketë ndodhur asgjë tjetër.

Një bisedë nuk do ishte kurrë 15 min vajtje ardhje, sepse 10 min zgjat vetëm rruga.

Shkaku i çdo supozimi mbete vetëm censura e njohur e këtij regjimi, i cili përpiqet që ta mos dalë aspak në dritë  përtej hijes së tij, ku kreu i tij për ta zëvendësuar me një imazh, vrapon si i marri për të prodhuar lajme të stisura, diku në një gazetë gjermane, apo diku tjetër dhe për t’iu përbrivënë këtyre skandaleve gjatësinë e mitizuar të trupit të tij si shkop i thatë ……

Edi Rama sot, në kundërshtim të hapur me interesat madhore te vendit tone, vazhdon luftën e gjatë të nisur mbi 30 vjet më parë në krahë të radikalit të ekstremit të majtë Xhorxh Soros, por  gjatësinë e kësaj rruge, nuk është kurrë e mundur që ta mbuloj gjatësia e hiperbolizuar  e trupit të tij , komponentin e të cilit , ka mundësi që së bashku me zhgarravinat  që shpërndan nëpër Evropë, të  lobojë që të shpallen si trashëgimi biologjike e UNESKO – s.

Ai vazhdon marrëdhëniet e ngrohta paralele me atë që e polli, në dukje i pa shqetësuar, ndonëse i refuzuar prej administratës amerikane. Bën atë që ka bërë, sidomos gjatë këtyre 12 viteve, duke  vazhduar projektin  makabër të shtetit të narkodiktaturës në Shqipëri.

Mbas takimeve që bëri në bregdetin shqiptarë dy herë  radhazi brenda 10 ditëve me Aleksin, pjesëmarrjes në dasmën e tij në Manhaten, si një nga tre dollibashët kryesorë,  dje në Bled të Sllovenisë, mori rolin e guximtarit, ku nëpërmjet një shigjete të helmatisur deshte që te godiste nga larg presidentin Donald Trump. Me sa po duket subkoshienca po e rikthen sërish tek kohët e vjetra  të helmit psikik.

“NATO nuk ka shtyllë vertebrale”- u shpreh “ lideri global”  i zemëruar në kontekstin e qëndrimeve të mëtejshme euroatlantike mbi luftën në Ukrainë.

Dhe dihet se presidenti amerikan është shtylla kryesore e aleancës.

Pra sipas gjuhës së tij, pa përgjegjësi dhe pa diplomaci, Trampi  është përgjegjësi kryesor i problemeve të luftës  në Ukrainë !

Dhe sipas arsyetimit të mëtejshëm të” liderit” nuk duhet të pyesim për çdo gjë Amerikën.

Kështu që Evropa i mori udhëzimet.

Kjo është logjika e “ liderit global “.

“Jepi mollë e kuqe jepi!”

Më i barabartë mes të pa barabartëve në raport me fuqinë dhe përgjegjësinë euroatlantike !

Edhe pse nuk la gurë pa lëvizur për të gjetur një koridor të rrejshëm  “mes së majtës dhe së djathtës” për tu future  në Shtëpinë e Bardhë , së paku të bënte një fotografi e cila i duhet për njerëzit, që ka gënjyer ; gjykatësit dhe prokurorët  që e presin me një frymë hijen e tij mbi dhe , kjo rezultoi e pa mundur. Prandaj, në pamundësi për të kapërcyer rregullat e reja dhe të drejta të luftës politike i është rikthyer  me vrull dashurisë së vjetër të sektit politikë sorosian,  duke u shtirur  në sytë e publikut, se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë dashuri e cila  i hapi udhën e aventurizmit politikë.

About Redaksia

Check Also

T’i besosh Edi Ramës në intrigat e veta, është njësoj si t’i besosh djallit që hiqet si engjëll!

Nga Enver BYTYÇI Kur Blendi Fevziu e pyeti kryeministrin shqiptar, të enjten në mbrëmje, nëse e …