Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi një precedent të rrëezikshëm për Kodin e ri Penal çerfitikimin e farsën zgjedhore të 11 majit.
Gjokutaj tha se, me vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor fitoi Rama, është një precedent i rrezikshëm për Kodin e ri Penal!
“Cilën praktikë do të konsolidojë Rakipi sot, vendimin e Salianjit apo të Irena Gjokës. Nëse ne kemi çaluar deri më sot, jo se s’kemi pasur ligj, pasi ai adaptohet, edhe për shkak të zhvillimit të shkencës e teknikës, e këto s’kanë lidhje me qëllimin politik’, theksoi Gjokutaj.
Sipas juristit, me Kodin e ri Penal që është hartuar nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, është tallja më e madhe që i bëhet opinionit publik.
Më shumë se sa një produkt ekspertësh, Gjokuatj e cilëson një produkt politik, teksa hoqi paralele me Kodin e Procedurës Penale që u hartua më 2017 dhe që abrogoi të gjitha të drejtat e të pandehurit në proces, sepse u kthye në kod të prokurorit pasi në atë kohë në pushtet ishte Rama.
Gjokutaj theksoi se tryezat e organizuara nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë si qëllim konsultimin publik, pasi hartimi i Kodit të ri Penal kërkon ekspertë që janë njohës dhe bërës të ligjit, përfshirë edhe Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjëse për drafte të tilla.
Edi ka fituar, me vendimin sotëm të Kolegjit Zgjedhor. Kjo punë dihej, e dija se çfarë do të vendosnin. S’ka shumë sinoptikë me gjykatat tona. Vendimi i sotëm përbën precedentë. Rakipi e tha sot që do shfrytëzojmë precedentin gjyqësor për Kodin e ri Penal. Cilën praktikë do konsolidojë Rakipi sot, vendimin e Salianjit apo Irena Gjokës?!
Nëse ne kemi çaluar deri më sot, jo se s’kemi pasur ligj, pasi ai adaptohet, edhe për shkak të zhvillimit të shkencës e teknikës, e këto s’kanë lidhje me qëllimin politik. Ne kemi gjyqtarë që e lexojnë ligjin e s’e shkruajnë ashtu siç duhet. A e kanë shkelur ligjin me këtë vendim? A kanë dhënë vendime gjyqtarë guximtarë?! Ne s’kemi mungesë të ligjit por mungesë të perfeksionit.
S’e ç’janë në gjendje të prodhojnë këta, e provuan, kemi. Kodin e Procedurës Penale më 2017, abrogoi të gjitha të drejtat e të pandehurit në proces, sepse u kthye në kod të prokurorit pasi ishte Rama në pushtet. Ta kishin ditur se kishin hall me Berishën pas 4 vitesh, nuk do e bënin atë dispozitë. Kjo do të sjellë një cenim të rëndë të të drejtave.
‘Unë që jam kaspa porosis mish te një dyqan tjetër’. Të gjitha kodet në MD ka një drejtori kodifikimi, për njohjen e bërjen e një ligji. Janë specialistë që merren me kodet dhe kodifikimet e së drejtës. Unë s’e quaj konsultim, na treguan ne kur nisën, ku ndaluan dhe ku përfunduan. Po flitet për një akt themelor, që merret një vendim politik e bëhet siç duhet bërë, e kjo s’bëhet me 4-5 specialistë, ku një prej tyre u sëmur, profesor dhe aty duhet të kishte trupë ekspertësh të atashuar me ekspertë ndërkombëtarë.
Kjo është tallja më e madhe që i bën opinionit publik. Klandestiniteti, fshetësia e kodit, domosdoshmërisht kërkon transparencën. A bëhet Kodi i ri Penal në kohë kovidi, dhe nga 76 nene ka shkuar mbi 700 nene. Kodi është i pakonsultuar, kjo s’bëhet me frymë të shenjtë. Duhet të ketë një korpus.
A ka mungesë më të madhe në bërjen e një ligji, ku temën e së cilës i mungon grupi i interesit në marrëdhënien se si do rregullohet ligji. Këtu s’flitet vetëm ndëshkimi, Kodi Penal, fjala shtet përkthehet dënim. Këtu diskutohet proporcionaliteti, s’kemi bërë asgjë në luftën kundër krimit.