Edita Tahiri: Asnjë fjalë e ndotur e Edi Ramës nuk ka fuqi ta ndalë dashurinë e madhe që kemi për Atdheun

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave fyese dhe raciste të Edi Ramës, i cili u shpreh se, “shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë”.

Tahiri shkruan se, a snjë fjalë e ndotur e Edi Ramës nuk ka fuqi ta ndalë dashurinë e madhe që kemi për Atdheun.

“E duam Shqipërinë, e kemi atdhe të shenjtë-asnjë fjalë e pamatur, e ndotur, negative e Edi Ramës nuk ka fuqi ta ndal këtë dashuri të madhe që kemi për atdheun-kryeministrat shkojnë e marrin turpin me vete, Shqipërinë e kemi përjetë’, shkruan Edita Tahiri.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat/ Tenderi i reagentëve i jepet deputetit të PS me ofertën më të lartë!

Kriteret teknike janë detajet ku fshihet “djalli” sa herë dikush ka vendosur paraprakisht për t’ia …