“Po dal të pi kafe”, portieri i njohur nuk kthehet më për të nënshkruar kontratën

“Do të pi një kafe dhe do të kthehem”. Këto dyshohen të kenë qenë fjalët e Guillermo Ochoas në selinë e Burgos, pak para se të vendoste firmën në kontratë me klubin e divizionit të dytë spanjoll.

Por ai nuk u kthye më, duke shkaktuar një nga episodet më të çuditshme në historinë e transferimeve.

Portieri meksikan, 40 vjeç, kërkon ende një aventurë të re për të mbajtur gjallë shpresat për Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

Ai kishte kryer dhe kaluar pa probleme vizitat mjekësore, ndërsa klubi ishte gati për finalizimin e marrëveshjes.

Madje, Ochoa kishte kërkuar disa ndryshime në kontratë, të cilat Burgos i kishte pranuar dhe kishte nisur përgatitjen e dokumenteve.

Megjithatë, pas “pushimit të shkurtër për kafe”, portieri nuk u kthye më.

Ai nuk iu përgjigj as telefonatave të klubit, duke e lënë marrëveshjen pezull, përcjell Gazeta Shqip.

Sipas mediave spanjolle, Ochoa ishte i pakënaqur me ofertën financiare: rritja e pagës iu duk shumë nën minimumin e ligës.

Për më tepër, klubi do të përfitonte 60% të të ardhurave të tij nga sponsorizimet, një kusht i papranueshëm për lojtarin.

Në pamundësi për të zgjidhur çështjen, Burgos iu drejtua një alternative të shpejtë: portierit Jesús Ruiz të Racing de Ferrol.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …