Berisha: Hetimi i McGonigal është kusht i të gjitha kushteve! Asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën nga bashkëautorësia në krim!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se, hetimi i McGonigal është kusht i të gjitha kushteve. Ai theksoi se, asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën sipas tij, nga bashkëautorësia në krim.

“Dorian Duçka që ishte dhe promotor kryesor dhe ai thotë këshilltar për Europën i konglomeratit energjetik, qoftë për fondacionin, qoftë për korporatën, për sipërmarrjen, pa asnjë diskutim ka bërë përpjekjet më të mëdha që kjo kompani të ketë tentakulat e veta edhe në Shqipëri.

Juve ju kujtohet, Olsi Rama solli një kompani kineze për Spitallën. U ulën dhe firmosën. Olsi Rama pa asnjë funksion publik, sillte kompaninë kineze. Natyrisht atë e sillte Dorian Duçka.

Por meqë më pyete për këtë, një aktivitet tjetër i vërtetuar që del për herë të parë, është interesi i famëziut McGonigal për reformën në drejtësi.

Kur ne kemi akuzuar Altin Troplinin dhe ndonjë tjetër si ai, për takimet me McGonigalin ai i ka mohuar totalisht ato. Por tani, unë nuk kam foto të takimit, por çfarë dihet? Dihet gjerësisht në rrethet e gjyqtarëve se, njerëzit paguanin për të kaluar vetingun. Kjo dihet, por këtë nuk e heton dot Altin Troplini, vegël, lëvozhgë e Edi Ramës.

McGonigal bënte një jetë të shthurur në Tiranë, dihet, është shumë e njohur. Por këtë nuk e heton dot Altin Troplini.

Do kemi punë i thotë! Kujt i thotë do kemi punë? Sergei Shestakov është faktuar nga autoritetet amerikane si agjent i shërbimeve sekrete ruse. Shestakov është personi të cilit McGonigali i mori të bijën si, interne në praktikë dhe amerikanët nga hetimet nxorrën se Shestakov është një agjent dhe i thotë, do kemi një akses shumë të mirë në qeverinë shqiptare i thotë Shestakovit.

Pra, problemi është këtu. Se të gjitha këto ndodhin dhe një njeri mashtron, një njeri shkelmon mbi dosjen dhe mbron këtë krim dhe ky quhet Altin Troplini.

Dhe kur Opozita kërkoi të krijojë komisionin për McGonigal opozita refuzoi në mënyrë kategorike. Opozita është përballë një situate e cila e fton atë për çdo përpjekje në zbardhjen e këtyre krimeve të shëmtuara monstruoze të Edi Ramës dhe mjedisit të tij.

Unë e di se, ata të cilët janë marrë me vetingun do ta kenë shumë të vështirë të pranojnë ndërhyrjen e McGonigalit, por e vërteta është se, janë eksponentë të shumë në drejtësinë shqiptare që e provojnë atë, e faktojnë atë.

Hetimi i McGonigal është një kusht i të gjitha kushteve. Asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën më nga bashkëautorësia në krimet e McGonigal”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …