Berisha: PD fton FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë në SHBA të vazhdojë hetimin ndaj aferës Rama-McGonigal

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike fton FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë në SHBA të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, Partia Demokratike do të japë çdo kontribut të mundshëm për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së një organizate që ai e cilësoi si “të tmerrshme kriminale”.

“Pra, duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Ministrinë e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale.

PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm.

Njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagim i ashpër i Kishës Orthodokse ndaj regjimit/ “Policia të kthehet në binaret e ligjit, do mbani përgjegjësi…

Reagimi i Mitropolit Anastas: “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe …