Afera/ Kina pagoi udhëtimin me çarter të Ramës, lidhjet me kinezët e dënuar për komplot ndaj SHBA

Në Shtator 2014, Rama vizitoi Kinën. Kjo ishte një nga dy vizitat e tij treditore në Kinë. rama udhëtoi dret Kins me një avion charter. Në atë kohë Rama u akuzua nga opozita se kiste udhëtuar me avion charter të paguar nga taksat e shqiptarëve. Vetëm pak ditë më pas, Zyra e Shtypit e Ramës deklaroi se pagesa e avionit ishte bërë nga Ambasada kineze.

Udhëtimi dhe qëndrimi i kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së ambasadës kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Vizita e Ramës në Kinë kishte si qëllim vendosjen e një bashkëpunimi strategjik  Pas vizitës së parë në vitin 2014, Rama zhvillon edhe një vizitë të dytë të Kinë në vitin 2015 ku takohet me Presidentin kinez dhe Kryeministrin.

Po ashtu Rama takohet me drejtuesit e kompanisë kinezez CEFC me të cilët krijon lidhje të fota përmes këshilltarit të tij, Duçka.

Dy biznesmenët kinezë që sponsorizuan ekspozitën personale të Kryeministrit Edi Rama në Hong Kong në vitin 2015, rezultojnë se janë dënuar për korrupsion dhe komplot në SHBA dhe Kinë. Patrik Ho  dhe Ye Jianming, drejtues të kompanisë kineze CEFC Energy Company, janë dënuar në vitin 2018, periudhë që korrenspodon pikërisht me takimet intensive të Kryeministrit Edi Rama, ish-agjentit të FBI Charles Mcgonigal dhe ndërmjetësit të tyre, Dorian Duçka, i cili rezulton se ka punuar për kompaninë Kineze.

Lidhjet e Ramës me njerëzit kryesorë që kanë komplotuar kundër SHBA në rastin konkret drejtuesit e CEFC, McGonigal dhe këshilltari i Ramës, Duçka e kompromentojnë Ramën në aferën kineze kundër FBI dhe SHBA.  

 

About Krye Redaktor

Check Also

Si u lirua para pak muajsh nga “drejtësia e re” autori i masakrës së Shkodrës

Nga Boldnews.al Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve, …