Prokurori amerikan i kërkoi autorizim Gjykatës për të hetuar Ramën/ Kush është agjenti rus në dosjen McGonigal-Rama?

Artikulli i “Bussiness Insider” i publikuar më 15 shtator 2022 ka zbërthyer fabulën e zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Në një dosje të ndarë, FBI ishte duke hetuar edhe lidhjet e tij me oligarkun rus, Oleg Derispaska.

Në materialin e Bussiness Insider zbulohet një informacion tejet interesant ku thuhet se “një javë pasi prokurori i kërkoi gjykatës amerikane autorizim për hetim të McGonigal dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama, në FBI, emigranti soviet Sergey Shestakov, kishte deklaruar se McGonigal kishte lidhur Agron Nezën dhe kompaninë e tij “Spectrum” me kompaninë e Oleg Derispaska-s. Pra, prokurori i kërkoi gjykatës amerikane autorizim për hetim të McGonigal dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama. 

A është hetuar Rama dhe cfarë ka dalë nga ai hetim nëse është hetuar sipas kërkesës së Prokurorit amerikan? Kjo mbetet për tu parë. 

Çfarë thuhet në shkrim?

Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon të dhëna në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha në një dosje të veçantë se McGonigal e kishte ndihmuar atë të “lehtësonte” një hyrje midis Spectrum dhe ndihmësit të Deripaska.

Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi në prezantimin e ndihmësit me Kobre & Kim, një firmë ligjore në Nju Jork që është e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen me dyshimin për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”. Shestakov, i cili është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shefi i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara, raportoi se kishte marrë 33,000 dollarë për referimet.

Kush është agjenti rus Shestakov?

Ashtu si McGonigal, edhe Shestakov akuzohet se ka bashkëpunuar për t’i ndihmuar Deripaskës t’i shmangë sanksionet amerikane, të cilat ishin vendosur në vitin 2018, si dhe për komplot për shpëlarje parash. Ai gjithashtu akuzohet se ka gënjyer agjentët e FBI-së.

Shestakov u arrestua në të njëjtën kohë me McGonigalin.

Gjyqi dhe procesi paraprak gjyqësor nuk kanë marrë shumë vëmendje, kryesisht sepse Shestakov është më pak i njohur se McGonigal. Deri në pensionimin e tij në vitin 2018 nga zyra e FBI-së në Nju Jork, McGonigal ishte në pararojë të përpjekjeve të byrosë për t’i gjurmuar spiunët dhe oligarkët rusë – përfshirë edhe Deripaskën.

Në vitet ‘90, Vladimir Gusinsky ishte një nga oligarkët më me ndikim të Rusisë, kryesisht falë NTV-së – kanali i parë kombëtar i pavarur televiziv në Rusi.

Përveçse bashkëpunëtorë biznesi, Shestakov dhe McGonigal, së bashku me një rus tjetër, janë të lidhur me një tjetër ish-oligark rus, Vladimir Gusinsky, i cili për shumë vite kaloi pjesën më të madhe të kohës në një rezidencë luksoze në Kënektikët të SHBA-së.

Gusinsky nuk është përfshirë në çështjen penale ndaj Shestakovit dhe McGonigalit. Megjithatë, ai ka tërhequr vëmendjen e FBI-së, pasi agjentët e morën në pyetje dy herë gruan e tij tashmë të ndarë dhe punonjës të shtëpisë së tyre në Kënektikët për marrëdhënien e tij me ta. Shestakov e njoftoi Gusinskyn me McGonigalin dhe më pas Gusinesky u shoqërua me të dy.

Magnatët e metaleve

Sipas dokumenteve të shumta në një gjykatë federale në Menheten, mbrojtja e Shestakovit mbështetet pjesërisht në pyetjen nëse puna që ai dhe McGonigal bënë ishte për të mirën e Deripaskës ose për konglomeratin e tij gjigand, EN+ Group, që kontrollon një nga kompanitë më të mëdha të aluminit në botë – Rusal.

Thelbësor për këtë mbrojtje është një punonjës i EN+ me emrin Yevgeny Fokin, të cilin FBI e akuzon si agjent të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR).

Avokatja e Shestakovit, Rita Glavin, ka thënë në dokumente gjyqësore se Fokin mund të ofrojë prova që puna që Shestakov dhe McGonigal u punësuan të bënin ishte në emër të EN+ dhe përfshinte lobim për të ndihmuar kompanitë e Deripaskës – gjë që kryesisht lejohet sipas ligjeve në SHBA. Glavin nuk ka komentuar për këtë.

“Pretendimi se ata po punonin për EN+ dhe jo për Deripaskën nuk ka kuptim. Në thelb, është një dallim pa ndryshim”, tha Casey Michel, autor i librit “Foreign Agents: Hoë American Lobbyists and Laëmakers Threaten Democracy Around the Ëorld”.

“Ata, sipas çdo indikacioni, po punonin për përfitimin e njërit prej oligarkëve më famëkeq që ka prodhuar ndonjëherë Rusia – një njeri që është pak më shumë se një përfaqësues i Kremlinit, duke përmbushur dëshirat e Moskës kudo dhe sido që të mundet”, shtoi ai.

Prokurorët kanë pohuar se Fokin ishte “bashkëkomplotues i paakuzuar” me Shestakovin dhe McGonigalin. FBI-ja e ka ndjekur, fotografuar dhe regjistruar fshehtazi që nga korriku 2019, sipas dokumenteve gjyqësore, dhe viza e tij për SHBA u anulua në vitin 2022 me kërkesë të FBI-së.

Prokurorët janë përplasur me avokaten Glavin mbi marrjen në pyetje të Fokin, i cili jeton në Rusi dhe punon si këshilltar i lartë i Deripaskës në EN+. Ai nuk pranoi të udhëtojë në SHBA për asnjë arsye, sipas dokumenteve të gjykatës, duke u frikësuar nga arrestimi.

Pas negociatave nëse Fokin do të merrej në pyetje në Turqi ose Dubai, palët ranë dakord që ai do të dëshmojë në gjyq përmes videolidhjes.

Fokin nuk iu përgjigj e-maileve të Radios Evropa e Lirë për koment.

Në disa qarqe rusishtfolëse në rajonin e Nju Jorkut, Shestakov njihej si një “sekser”, njeri që zgjidhte probleme, dhe njeri simpatik. Ai është qytetar i natyralizuar amerikan që më parë kishte punuar për ministritë e jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe më pas të Rusisë.

Shestakov u tërhoq nga shërbimi diplomatik dhe u vendos në zonën e Nju Jorkut në vitin 1993.

Në vitet 2010, ai punoi si përkthyes i autorizuar për gjykatat federale të SHBA-së dhe për zyrat e prokurorëve federalë në Menheten dhe Bruklin.

Marrëdhënia e tij me Fokin daton që nga vitet ‘80, dhe të dy kanë punuar për Gusinskyn. Madje, në vitin 2019, Shestakov kishte një kartë krediti në emrin e Gusinskyt që e përdorte për të blerë, ndër të tjera, bileta për ndeshje hokeji me mijëra dollarë.

Gusinsky nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Shestakov e njoftoi McGonigalin me Fokinin diku rreth vitit 2018, sipas aktakuzës.

Në prill të atij viti, Deripaska u sanksionua nga Departamenti amerikan i Thesarit “për veprimtari në emër të një zyrtari të lartë të Qeverisë së Federatës Ruse”.

EN+ dhe Rusal gjithashtu u përfshinë në sanksione në të njëjtën kohë.

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, Deripaska e ndërtoi pasurinë e tij gjatë viteve kaotike ‘90, kur biznesmenët luftonin egërsisht dhe shpesh me dhunë për kontrollin e industrive të mëdha të vendit, si prodhimi i aluminit. Ai konsiderohet shembulli klasik i një oligarku: një biznesmen me pasuri të madhe dhe lidhje të ngushta me Kremlinin dhe presidentin Vladimir Putin.

Ai gjithashtu ka qenë në radarin e zyrtarëve ligjorë amerikanë prej dekadash, të paktën që nga viti 2006, kur iu mohua viza për të hyrë në SHBA. Këto vështirësi e shtynë atë të punësonte firma lobimi të lidhura me republikanët dhe, në fund të viteve 2010, ai investoi në projekte me Paul Manafort, operativin republikan që për një kohë të shkurtër drejtoi fushatën presidenciale të Donald Trumpit në 2016.

Në shtator 2022, Deripaska u padit për përpjekje për të shmangur sanksionet amerikane. Akuzat përfshijnë pretendime se ai organizoi që e dashura e tij shtatzënë të udhëtonte në SHBA për të lindur atje, në mënyrë që fëmija të merrte shtetësinë amerikane.

Sanksionet ndaj EN+ Group dhe Rusal u hoqën në vitin 2019 pasi Deripaska ra dakord të distancohej nga pronësia e kompanive. Ai vetë mbetet ende nën sanksione.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Fokin punësoi McGonigalin dhe Shestakovin për të kërkuar informacion kompromentues mbi Vladimir Potanin, një tjetër oligark rus dhe magnat i metaleve, që është rival i Deripaskës.

McGonigal, i cili doli në pension nga FBI në fund të vitit 2018, gjithashtu kërkoi të siguronte një praktikë për vajzën e Fokin në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, një gjë që ngriti dyshime brenda departamentit. Ai më vonë u tha autoriteteve se po përpiqej ta kultivonte Fokin si një agjent të mundshëm të dyfishtë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në fund të nëntorit 2021, agjentët e FBI-së konfiskuan pajisjet elektronike të Shestakovit. Disa ditë më parë, ai ishte pyetur për marrëdhënien e tij me Fokin dhe u pyet nëse kishte ndonjëherë ndonjë bashkëpunim biznesi me të. “Jo, asnjë biznes”, u përgjigj Shestakov, sipas dokumenteve gjyqësore.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Targeti-3 i dosjes/ McGonigal, agjenti rus Shestakov dhe Rama, biseda…

Sali BERISHA Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, …