Si u lirua para pak muajsh nga “drejtësia e re” autori i masakrës së Shkodrës

Nga Boldnews.al

Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve, mëngjesin e së Hënës (8 shtator 2025) në Shkodër, ishte liruar vetëm para pak muajsh nga paraburgimi, ku mbahej i arrestuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në 4 mars 2025, Gjykata e Shkodrës vendosi të dënojë 28-vjeçarin me 5 vjet burgim për narkotikët. Gila përfitoi uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu, gjyqtari Albert Keraj vendosi pezullimin e dënimit, për shkak të rrethanava familjare të tij.

Në foto: Vendi ku u vranë dy persona e u plagosën dy të tjerë në Shkodër, 8 shtator 2025

Ragip Gila u arrestua në dhjetor të vitit 2023, pasi në shtëpinë e tij u gjetën një sasi lënde narkotike canabis dhe “çokollatë”, si edhe një armë gjahu pa leje e fishekë për të.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi dënimin e tij me 5 vjet burgim, të ulur në 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar, si i akuzuar për “prodhim shitje narkotikësh”. Ndërkohë, për veprën penale të ‘armëmbajtjes pa leje të armëve sportive, të gjahut, etj”, akuza ndaj Gilës u pushua, pasi u përfshi në veprat penale të amnistuara.

Arrestimi “pa dashje”

Në dhjetor të vitit 2023, shtetasi E. Gila, vëllai i Ragipit, denoncoi në Policinë e Shkodrës, largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, S. Gila. Uniformat blu, me të marrë kallëzimin, u vendosën në kontakt me të larguarën. Ajo e fundit deklaroi se ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti, pasi ai kishte armë.

Pas këtij informacioni, policia shkoi për kontroll në familjen e E.Gila. Pranë banesës së tij, jetonin, në ambjente të veçanta, edhe vëllezërit e tjerë të tij, mes të cilëve Ragipi.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesën ku jetonte Ragipi së bashku me prindërit, disa sende të kundërligjshme. Konkretisht, u sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike “çokollatë”, 40 gram canabis, një armë gjahu dy-grykëshe, disa fishekë për çiften, si edhe 7 jelekë anti-plumb e dy maska silikoni për fytyrë.

Në foto: Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Shkodër

Materialet e gjetura, sidomos jelekët dhe maskat e silikonit, krijuan dyshimet e Policisë dhe Prokurorisë se Ragip Gila mund të ishte përfshirë në vepra të tjera penale. Për këtë arsye, ai u vendos në përgjim, gjatë kohës që ishte në ambjentet e paraburgimit.

Bisedat e regjistruara mes tij dhe njërit prej vëllezërve krijonin dyshime të forta se Ragip Gila nuk ishte thjesht një posedues lëndësh narkotike. Megjithëse konteksti i bisedave krijonte hapësira për hetime të mëtejshme, duket se policia dhe prokuroria e Shkodrës janë mjaftuar me sendet e paligjshme të gjetura gjatë kontrollit.

Përgjimet: Shyqyr që nuk ma gjetën atë

Në dosjen hetimore, të siguruar nga “Boldneës.al”, gjendet edhe një bisedë e përgjuar mes Ragipit dhe vëllait të tij, E.Gila, e regjistruar pas arrestimit të tij, në dhjetor 2023.

Ragip Gila: …Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, unë nuk kam lidhje me vllan, jam në vedi unë mor vlla!.. A ndin mor?

  1. Gila: Po mor po, njashtu i thashë…

Ragipi: Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço nëshkoll nji her…Nuk të majn ty, ti rri i qet…Nuk ke punë ti! …….Ja pava sherrin Erit.. Ty edhe atij…..Ti rri i qet, mos ha provokime hiq!….Ça ke hall ti!? Ti me pas njet mendje vlla, mos me ba gabime hiq! Xero, xero, xero! A more vesht?

  1. Gila: Po mor… Shyqyr burr, që nuk kan gjet atë..!

Ragipi: Qyyyyshtttt!…Kan hi edhe n’bodrum…….Mos e rruj hiq, e heka makinën!…Njita janë në internet… sido me ken, njito jan në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata. ..Njizet paketa çokullata…! ..Ti rrii qet…!

E.Gila: Po për çifte, ça të thanë?……

Ragipi: A more vesht, hiq, xero me mu, nuk ke punë, jam n’shpi n’vedi!

E.Gila: Pa…….Ç’far rriskut që se zunë atë t’temen…

Ragipi: Shshshshshet…..

E.Gila: Pa pas pula me ba ish…

Ragipi: Rri i qet, pa hangër nuk ju lajn…

  1. Gila: Jam tuj vra vedin mor shok!

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore

Ragipi: Pse mor me vra vedin, nuk ke shans mor, leni marrinat!?Mos u ban i marr! Ke katër fmi… shndet, kaq!… Ti me ndejt urt, n’punë tande, njaty te shpija e

E.Gila: Ti n’telefon nuk ke pas gja!?… ..

Ragipi: Ja mor, nuk kam pas gja, s’kam fol gja..Shyqyr që e fshina do foto Pistoletet CC-së. Desht me e gjet ai bossi!…Thashë tash pa e gjen!!…E heka se e pata me vedi!…Dy minuta pa ardh ju, dy minuta robt!..Mas dy minutash më kishin zan njaty robt!.. Ma gjetën kutin e më thanë ku e ke?..Eeee ku e kam?! Nuk kam gja i thash!…Tesh pa me nxjerin punë për çifte! A kupton!?…..Njizet çokolata! Abababa…

Ragipi: Kam hallin e çiftes …N’qoft se asht me leje del ajo……Po ai me ka lan maskat aty mor! Puaaaaaaaaaa! Ça ju pava sherrin ty e atij……! Për antiplumat blihen ne internet, por baj burg për hashash e çokolata robtemotrat!. Yyyyy, njizet pakata mor! Obobobobobobo! Edhe për çifte.

About Redaksia

Check Also

Prokurori amerikan i kërkoi autorizim Gjykatës për të hetuar Ramën/ Kush është agjenti rus në dosjen McGonigal-Rama?

Artikulli i “Bussiness Insider” i publikuar më 15 shtator 2022 ka zbërthyer fabulën e zyrtarit …