Vedat Muriqi, shpirti i përfaqësueses së Kosovës… njeriu – gol i saj!

Adriatik DOSTI

Pak vite me pare do te luante ne Superligen e Shqiperise e ku ” trajneret e specialistet tane ” me gjithfare dipllomash nuk e pelqyen kurre.

E fill pas ketij injorimi topik injorant alla shqiptar Vedati do te veshe fanellen e Lacios…te Kosoves e sot mban veshur ate te Majorkes ne La Ligen spanjolle ku shenon pothuajse regullisht e ku pak dite me pare tundi edhe rrjeten e Realit te Madridit.

Sot ai shenoi serisht ne Prishtine ne fitoren e madhe e mese te merituar te Kosoves 2- 0 ndaj Suedise ne nje ndeshje grupi – eliminatore te vlefshme per Kupen e botes 2026.

Ja pra qe Kosova ja del te fitoje e te luaje mjaft mire perballe nje kundershtari me emer e te veshtire si Suedia madje … edhe pa kapitenin Rrahmani e pa Zhegroven e Rashicen …nje leksion me vehte ky per trajnerin llafazano – brazilian te Shqiperise – Sylvinjo.

I mrekullueshem goli i dyte i V.Muriqit i cili derisa doli nga loja e u zevendesua ne te 60 ‘ minute mbeti tmerri i mbrojtesave suedeze dhe i portierit te tyre.

Rekord fantastik i tij dhe si askush tjeter deri me sot ne historine e futbollit shqiptar ( Shqiperi & Kosove ) …ku ne 61 ndeshje me fanellen e Kosoves ai ka shenuar 32 gola….nderkohe qe Erion Bogdani vazhdon te mbetet goleshenuesi me i mire i Kuq e Zinjve ku ne 75 ndeshje ka shenuar 18 gola.

Diference mes tyre nuk ka fare nevoje per cfaredo lloj komenti tjeter.

A.R.D

About Redaksia

Check Also

Babai i Yamal proteston për Topin e Artë: Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu!

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasroui, nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e të …