Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuarnjë video skandalozetë ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila deklaron pa asnjë përgjegjësi, se “Spanja ka qënë një vend që deri para 4 vitesh kishte 0 turistë”.
“Dëgjojeni miq, nuk u besohet veshëve, si kjo nuk ka toka! Padije, injorancë dhe padije! Turp!”, shkruan Berisha.
Deklarata e Kumbaros
‘Spanja ka qënë një vend që deri para 5 vitesh kishte turistë, nuk e di a bëheshin 100 apo jo. Viti 2024 numëroheshin 110 mijë vizitorë në Spanjë. Dhe nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin që në Gjirokastër për shembull, mos buzëqeshni, unë do vazhdoi ta marr si shembull… bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht, atë gjuhën e komunikimit sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele, që në fakt është çështje ambasadorësh bio. Çfarë ndodh me Spanjën? Pse po e përmend? Sepse nga një treg me 0 vizitorë, brenda 4 viteve kthehet me dhjetëra mijëra të tillë’, u shpreh ministrja Kumbaro.
Gazeta RD