Farsa e 11 majit/ Berisha: Celibashi lexon çfarë i shkruan zyra e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk mund të quhen demokratike, duke i cilësuar ato si një farsë të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se, Ilirjan Celibashi lexon deklarata të hartuara në zyrën e Ramës dhe se procesi zgjedhor është i mbushur me shkelje flagrante të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.

“Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës.

Nuk ka deklaratë me qesharake.

Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestat nuk do të ndalen

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se …