Shqipëria mund Letoninë dhe mban gjallë ëndrrën Botëror

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit.

Për të ardhur në gjysmën e pjesës së parë, ekipi i Sylvinhos fitoi penallti. Laçi futi një top në brëndësi të zonës dhe pas një prekje të topit me dorë nga kundërshtari, arbitri nuk hezitoi duke drejtuar gishtin nga pika e bardhë. Nuk fali Asllani, i cili e ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë.

Miqtë tentuan të reagojnë dhe “flirtuan” me golin e barazimit në fundin e fraksionit me Jurkovskis, por vetëm kaq.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bajrami iu afrua golit, Gjimshiti shpërdoroi një rast nga fare pranë, ndërsa Broja mbetej rrezik konstant me shpërthimet e tij nga krahët.

Pavarësisht mundësive, rezultati mbeti i njëjtë. Shqipëria rikthhehet në vendin e dytë me 8 pikë, duke lënë mbrapa kështu Serbinë, e cila u mposht nga Anglia 0-4. Në krahun tjetër, Letonia është në vendin e katërt me katër pikë

About Redaksia

Check Also

Provokimi në stadium/ Tifozët e “Tironës” zbresin në fushë dhe përleshen me forcat speciale

Në “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i fituar nga …