Berisha: Forca kryesore e kësaj diktature është droga! Çopja është gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro, mjafton të investojë 1 miliard

Kryetari PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë tha se, forca kryesore e kësaj diktature është droga. Ai tha se, Çopja është gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro, mjafton të investojë 1 miliard.

Pra, por diktatura autoritare shqiptare, përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme.

Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini.

Miliardat e eurove në duart e kriminelëve anonimë apo të njohur, të gjitha kundër demokreacisë, ligjit, shtetit ligjor në Shqipëri.

Të gjitha me një padrino, një kryetar, që është Edi Rama.

Imagjinoni ju një njeri që quhet Franç Çopja, nuk ia kishim dëgjuar emrin kurrë, dhe ky del tani pa djersitur një ditë në punë, përveçse me kartelet, 6 miliardë euro.

Ky miq, është gati të falë Edi Ramës 5 miliardë, mjafton të investojë 1 miliard.

Kjo është!

Në qoftë se, në diktaturën totalitare, ideologjia marksiste leniniste konsiderohej forca kryesore lëvizëse, në diktaturën autoritare të Edi Ramës, droga dhe vetëm droga është forca kryesore lëvizëse.

Është droga, ajo që emëron ministra.

Është droga, ajo që emëron drejtorët e policisë.

Është droga, ajo që emëron prokurorin, deputetin, ajo që vendos në të gjitha nivelet.

38 mijë metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën Niko Dovanës në Durrës për punën që bëri.

Kudo që dëgjoni kulla është droga.

Janë qindra milionët e drogës prapa tyre.

Por, këtë situatë ne ia dolëm ta paraqesim, ta stamposim në disa dokumente ndërkombëtare dhe kjo është një arritje jo për ne, por për çdo shqiptar.

Sepse, nuk është e thjeshtë. Fuqia e drogës është misteri i kësaj diktature.

Forca korruptive e saj është e tmerrshme.

Por, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që votuan ato rezoluta të rëndësishme, në të cilat u paralajmërua farsa elektorale.

Cilido që e lexon edhe rezolutën e Valencias, të gjithë rezolutat paralajmëruan se në Shqipëri do ketë një farsë elektorale”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …