Berisha: Ne u përballëm me një regjim që s’pranon kurrë votën e lirë! Vëzhguesit ndërkombëtarë i thanë botës se këto zgjedhje nuk ishin të drejta

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne u përballëm me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë dhe se vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan se zgjedhjet nuk ishin të drejta. Ai vuri në dukje përdorimin e resurseve të shtetit, kartelave kriminale, fondeve dhe përfitimeve të ndryshme për të manipuluar rezultatin, duke përmendur dhuratat për pensionistët, tokën e kanabisit, faljen e gjobave dhe organizimin e ngjarjeve për të ndikuar votën.
“Pavarësisht nga kjo, unë mendoj se ne u angazhuam me të gjitha potencialet tona dhe absolutisht jo pa gabime dhe të meta.
Dhe këtë e them haptas dhe në mënyrë të sigurt.
Por u angazhuam me të gjithë potencialin tonë në një betejë me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët unë i falënderoj për raportin paraprak që bënë, në të cilin ata u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta.
Se u zhvilluan në kushte shumë të pabarabarta.
Rreshtuan problematikat madhore të këtyre zgjedhjeve.
Rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiare, logjistike, vendimmarrëse të shtetit për të marrë votën.
Rreshtuan angazhimin e karteleve dhe grupeve kriminale për të kontrolluar votën, votëblerjen.
Rreshtuan përdorimin e 1 miliard eurove për të blerë dhe ndikuar mbi votën e qytetarëve.
Përdorimin e 28 mijë hektarëve tokë kanabis për votë.
Dhuratës 100 euro për 760 mijë pensionistë për votë.
Përdorimin e 200 e sa milionë euro gjoba të falura.
Prokurime të pafundme dhe organizimin e 4500 ngjarjeve në kundërshtim me ligjin për të ndikuar mbi votën.
Ata bënë një analizë të një vlerë historike të situatës dramatike të medieve të vendit.
Ata që ata paraqesin në raportin e tyre është shembëlltyra tipike e diktaturave autokratike.
Ata konstatuan se lajmet dhe editorialet, medieve u shkojnë nga zyrat e qeverisë.
Ata konstatuan se pronarët e medieve janë të blerë nga qeveria dhe ushtrojnë diktat mbi gazetarët.
Konstatuan se njëlloj si në diktaturat totalitare, tek shumë gazetarë funksionon vetëcensura.
Në këto rrethana, sigurisht qeveria vetëm një orë pas publikimit të raportit ndërkombëtar, nisi kërcënimet dhe presionet.
Ministri i jashtëm në një akt flagrant paturpësie, shkruan letër kërcënuese për vëzhguesit.
Edi Rama personalisht në zyrën e tij ka thirrur dhe ka kërcënuar vëzhguesit.
Por nuk ia doli.
Përpjekjet tona të drejta, të ndershme në Parlamentin Europian, në KiE, në OSBE, në sintoni të plotë me raportin e ndërkombëtarëve, u vlerësuan dhe sot janë disa institucione që do nisin në muajin që vijnë edhe misione faktmbledhëse në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …