Trump kërkon dënim me vdekje për ‘kafshën’ që vrau emigranten ukrainase në tren

Rasti tragjik i refugjates nga Ukraina, Iryna Zarutska, ka ngjallur debate të mëdha në SHBA. Ajo u vra mizorisht nga një përbindësh që ishte ulur prapa saj në tren, përcjell Gazeta Metro.

Pamjet nga therja brutale që dorasi ia bën vajzës së re nga Ukrainë bënë xhiro nëpër rrjete sociale, ndërsa mbrëmë edhe presidenti Trump iu drejtua kombit amerikan nga Zyra Ovale pikërisht për këtë çështje.

Sot, me një postim në Truth Social, presidenti amerikan kërkoi që përbindëshi që kreu këtë krim të marrë dënimin maksimal të mundshëm, pra dënimin me vdekje.

“KAFSHA që kaq dhunshëm vrau vajzën e re dhe të bukur nga Ukraina, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të ketë një gjykim të shpejtë dhe të ndëshkohet me VDEKJE. S’mund të ketë tjetër opsion”, tha presidenti i SHBA-së për këtë ngjarje të tmerrshme

About Krye Redaktor

Check Also

Hetime të thelluara ndaj Soros/ Urdhëri për prokurorët amerikanë në të gjitha nivelet federale

Zyrtarisht George Soros dhe financimet e tij me të paktën 80 milionë dollarë për grupet …