Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të marrë në dorë drejtimin e Bashkisë Vlorë

Janë zbardhur detaje të reja nga “dorëheqja” nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dredha ka qenë në ambientet e bashkisë deri në orën 16:00 të së mërkurës, ku është prezantuar dhe nënkryetari i tretë Elis Halili.

Sipas po të njëjtave burime, Elis Halili është emëruar në postin e nënkryetarit nga Ermaë Dredha vetëm pak orë përpara se të jepte dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut.

E duket se emërimi i fundit nuk është pa qëllim, pasi me dorëheqjen e Dredhës, pritet që Elis Halili të komandohet në krye të Bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Elis Halili është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i një firmës ndërtuese “Fusha” sh.pk. në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës, mjaft të kontenstuara dhe me dyshime korruptive.

E duket se emërimi i Elis Halili, “de facto” në krye të Bashkisë së Vlorës, vjen në të njëjtën ditë kur Shkëlqim Fusha merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”./BoldNews

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …