Përmbytet Durrësi, bllokohen makinat tek nënkalimi pranë portit    

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa sikurse duket në pamje, edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara.

Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr.1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …