Rama shpik ministre virtuale, prokurimet publike ia kalon Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka habitur me idenë më të re në kabinetin qeveritar: krijimin e një ministrie të posaçme që do të drejtohet nga një ministre “virtuale”.

Bëhet fjalë për Diellën, asistenten e e-Albania, e cila sipas Ramës do të marrë drejtimin e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike.

Rama ka paralajmëruar se 95% e prokurimeve do të realizohen përmes Inteligjencës Artificiale, duke lënë jashtë loje administratën publike dhe ndërhyrjen njerëzore në vlerësimin e ofertave, me përjashtim të firmosjes finale nga një zyrtar.

Pjesë nga fjala e Ramës: “Diella”, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës.

Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen  e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm.

Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …