Sulmi i 11 shtatorit në SHBA/ Berisha: Terrorizmi, armik i popujve të lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, duke e cilësuar atë si sulmin më të madh terrorist në histori. Berisha shkruan se, organizata Al Qaeda ishte përgjegjëse për aktin barbar që mori jetën e afro 3 mijë njerëzve të pafajshëm dhe solli një reagim të fuqishëm nga SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Shqipërinë.

Postimi i kreut të PD

Të dashur miq.

Sot kombi i madh amerikan, miqtë e tij në mbarë botën kujtojnë viktimat e sulmit terrorist me avionë pasagjerësh mbi kullat binjake në New York, Pentagonin në Washington më 11 shtator 2001. Organizata terroriste Al Qaeda ishte organizatore dhe sponsore e këtij sulmi terrorist, më i madhi në histori, që pati pothuaj 2977 viktima.

Ky sulm barbar solli reagimin e fuqishëm të SHBA dhe aleatëve e partnerëve të tyre në Europë dhe në botë, ndër të cilët edhe Shqipëria, kundër Al Qaedës dhe regjimeve terroriste në Afganistan dhe Irak, duke u dhënë atyre ndëshkimin e merituar.

Viktimat e 11 shtatorit bëjnë apel të mos harrohet kurrë se terrorizmi islamist dhe i çdo ngjyre është armik i egër i njerëzve dhe popujve të lirë. Shqipëria ka dhënë dhe do të japë edhe në të ardhmen kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …