Berisha: Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bajrit dhe Gjokës! Taulant Balla urdhëron t’i ndërpritet fjala

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, kërkoi fjalën në seancën e parë të Kuvendit, por në mënyrë të paligjshme dhe brutale, fjala e tij u ndërpre.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.

Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.

Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.

Në këtë mënyrë, Kuvendi i ri e nis punën si i vjetri, duke diskriminuar opozitën dhe duke i hequr asaj të drejtën më të rëndësishme, atë të fjalës.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …