Berisha: Unë thashë që këtu janë kartelet e drogës, të vret Zoti po të mos e thuash këtë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, rregullorja e Kuvendit u shkel nga Edi Rama. Ai e përshkroi parlamentin si një “narkoparlament”, duke theksuar se morali i kryeministrit, sipas tij, është i lidhur vetëm me drogën dhe jo me ligjin apo rregulloren.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij në seancën e parë të Kuvendit sot, kishte lidhje me praninë e ambasadorëve në sallë.

“Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata?

Unë kisha punë me qytetarët e mi.

Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës.

Atë nuk mund të mos e thosha.

Të vret Zoti po të mos e thuash atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …