Berisha: Unë thashë që këtu janë kartelet e drogës, të vret Zoti po të mos e thuash këtë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, rregullorja e Kuvendit u shkel nga Edi Rama. Ai e përshkroi parlamentin si një “narkoparlament”, duke theksuar se morali i kryeministrit, sipas tij, është i lidhur vetëm me drogën dhe jo me ligjin apo rregulloren.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij në seancën e parë të Kuvendit sot, kishte lidhje me praninë e ambasadorëve në sallë.

“Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata?

Unë kisha punë me qytetarët e mi.

Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës.

Atë nuk mund të mos e thosha.

Të vret Zoti po të mos e thuash atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagim i ashpër i Kishës Orthodokse ndaj regjimit/ “Policia të kthehet në binaret e ligjit, do mbani përgjegjësi…

Reagimi i Mitropolit Anastas: “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe …