Tritan Shehu thotë se vota e tij në Parlament ishte “çështje refleksi”

Pasditen e sotme u votua për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, në përfundim të të cilit u zgjodh Niko Peleshi, ndërsa opozita e bojkotoi procesin.

Deputetin demokrat Tritan Shehu, theu urdhrin e grupit parlamentar të PD-së dhe mori pjesë në votimin për kreun e ri të Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Shehu tha se e vetmja arsye ishte refleksi i votimit dhe asgjë tjetër.

I pyetur sesi kishte votuar ndaj Niko Peleshit, Shehu tha se padyshim që kishte votuar kundër.

About Krye Redaktor

Check Also

PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. …