Deputeti i PD, njëherësh n/kryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka analizuar qeverinë e Edi Ramës dhe Partinë Socialiste.
Gjekmarkaj tha se, Partia Socialiste ka ikur nga e shkuara e saj kur kishte në gjirin e saj figura të rëndësishme nga fusha të ndryshme të cilët sot nuk janë më pjesë e saj, është shprehur ai për emisionin “Kjo Javë” në News24.
Sipas Gjekmarkajt, sot ata që janë pjesë e PS, janë një brez pa identitet disa prej tyre të lidhur me bandat më të zeza të Shqipërisë çka nuk nderohet PS e Kuvendi.
Agron Gjekmarkaj: Personalisht për një kohë të gjatë e kam humbur interesin për emrat e qeverisë rama pasi qeveria është vetëm një person. Ai e shpërndan imazhin e tij dhe e mbledh në rrathë bashkëqendrore dhe e tkurr sipas dëshirës.
Në përgjithësi qeveritë e tij kanë qenë dekadente, pa harruar se PS ka qenë një aset kombëtar Ai e shpërndan imazhin e tij, secili prej tyre gur shahu, që lëvizet pa autonomi e pavarësi mendimi. Në përgjithësi qeveritë e tij kanë qenë karente dhe dekadente.
Nga 2013 e këtej ka një shkëputje duke kujtuar çfarë ka qenë dikur PS që është një aset kombëtar, ku ka patur personalitete të botës së kulturës, ata janë të gjithë të larguar nga PS, tani është një brez pa identitet disa prej tyre të lidhur me bandat më të zeza të Shqipërisë çka nuk nderohet PS e kuvendi, flitet se shumë prej tyre janë përfaqësues në qeveri, një qeveri që vjen nga skandali shkon në skandal, rrënjët në korrupsion dhe degët do harlisen prapë në korrupsion, arrogance është gjuha e komunikimit me publikun.
Ekzibicionizmi është një detaj tjetër siç është rasti i Diellës që është ministrja nga Veriu që përfaqëson dhe katolikët, që mesa duket kryeministrit i shijon shumë për të mbyllur dhe ngjarjet si shkarkimi i Veliajt. Është pak a shumë si çorapet e kuqe, një pjesë e ministrave janë pa fytyrë pa emër dhe pa gojë.
Gazeta RD