Tritoli tek hoteli i Vangjush Dakos, policia: “U gjet në një vazo lulesh”!

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e tritolit të gjetur në hotelin në pronësi të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Sipas uniformave blu, lënda plasëse është gjetur në një nga vazot e luleve në hotel, ndërsa thekson se objekti aktualisht është jashtë funksioni.

“Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …