Berisha: Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fillimin e procesit gjyqësor për dosjen “Partizani” dhe pjesëmarrjes së tij në seancë. Ai tha se, unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve.

“Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit.

Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im…

… Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagim i ashpër i Kishës Orthodokse ndaj regjimit/ “Policia të kthehet në binaret e ligjit, do mbani përgjegjësi…

Reagimi i Mitropolit Anastas: “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe …