Soros ka kryer krime kundër njerëzimit/ Deklarata e fortë e Elon Musk

Miliarderi i njohur Elon Musk ka akuzuar publikisht mandatin e majtë, George Soros, për ‘krime të shumta dhe të larmishme kundër njerëzimit’.

Deklarata e fortë e Musk u bë përmes një postimi në rrjetin social X, si përgjigje ndaj një përdoruesi që shkruante se Musk ‘e di mirë se çfarë i ka bërë George Soros Amerikës dhe Evropës’.

‘Soros ka kryer krime të shumta dhe të larmishme kundër njerëzimit’, shkroi Musk shkurt.

George Soros është një figurë tejet e diskutueshme në politikën ndërkombëtare. Ai nuk ka mohuar se përmes fondacioneve të tij ka financuar lëvizje të rëndësishme politike, si Revolucioni Portokalli në Ukrainë në vitin 2004 dhe Euromaidan-in në 2013.

Në disa vende, ai është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa shpeshherë është lidhur edhe me Partinë Demokratike në SHBA.

Kjo ka ndodhur në Shqipëri në 12 vitet e qeverisjes së Ramës, ku Soros ka projektuar, ngritur dhe financuar dhjetëra reforma të ndërmarra nga qeveria e Ramës dhe që zakonisht kanë qenë kundër qytetarëve dhe më shumë për shtresa të caktuara, oligarkësh.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar nisjen e një hetim ndaj George Soros mbi shkelje të mundshme të ligjit RICO (ligji kundër organizatave të korruptuara dhe kriminale), për rolin e tij në organizimin e protestave.

About Krye Redaktor

Check Also

SHBA fundos nëndetësen me droge nga Venezuela/ Pentagoni ngre task forcën për luftën ndaj karteleve

Ushtria amerikane ka marrë në paraburgim dy të mbijetuar pasi u shpëtuan pas një sulmi …