Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë socialstëve që nuk përfituan post në Qeveri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi,ka reaguar kundër propozimit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Gjatë një fjalës së tij në Kuvend, Bardhi ka theksuar se nuk mund të ndryshohet rregullorja për t’i dhënë pozita disa anëtarëve të Partisë Socialiste që nuk kanë arritur të përfitojnë një post në Qeveri.

“E keni nisur me shkelje të rregullores. Qytetarët duhet të dinë pse po ndryshon rregullorja e Kuvendit. Nuk është motiv ndryshimi i rregullores se disa prej kolegëve të mazhorancës nuk iu gjet vend në Këshillin e Ministrave dhe duhet t’i gjejmë punë si kryetar komisionesh. S’kemi ku të çojmë Fatmir Xhafën dhe hajde miratojmë një komision të posaçëm që do të bëhet superkomisioni që do të mbikqyri gjithë legjislacionin në fuqi”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Skandali me përgjimet/ Si trafikantët e kokainës lëviznin paratë me makinat e ambasadës në Belgjikë

Nuk kanë munguar prej dekadash akuzat mes politikës se në trafikun e drogës janë përfshirë …