Berisha: Çfarë jeni ju? Mandatet tuaja buruan nga miliardat e krimit, nga censura dhe nga terroristët elektoralë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij në drejtim të mazhorancës socialiste në fjalën e tij gjatë seancës plenare.

Berisha tha se, mandatet tuaja buruan nga miliardat e krimit, nga censura dhe nga terroristët elektoralë’, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

“Çfarë kulture keni ju mor, çfarë morali, çfarë leximi. Po keni turp apo jo, të lexoni ligjet në këtë mënyrë. Kur nuk lejon Kushtetuta, mashtroni me precedentin kur ishte konsensus. Por nuk ka konsensus.

Ata që përfaqësojnë, se ju nuk i njifni këto, se nga erdhët ju, nga buruan mandatet tuaja. Mandatet tuaja buruan nga blerja masive e votave.

Mandatet tuaja buruan nga policia politike, terroristët elektoralë.

Mandatet tuaja buruan nga censura dhe kontrolli i plotë i 90% të mediave.

Mandatet tuaja erdhën nga përdorimi i 1 miliardë eurove në kundërshtim me këtë libër dhe me çdo rregull për të kontrolluar zgjedhjet.

Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Çopjas, miliardat e Suel Çellës, miliardat e Shytëve, miliardat e Troplinëve, miliardat e Bajrave.

Nga lumenjtë e parave të krimit që vërshojnë mbi Shqipërinë.

Ku mund të pranoni ju ligj dhe Kushtetutë. Ju tmerroheni nga ligji dhe Kushtetuta.

Dhe në këtë qëndron fakti se, ju nuk pranoni të zbatoni rregullin më elementar, ndaj dhe të kanë vënë ty aty, se je i sojit të tyre.

Por nuk është rasti të merrem me individ sot, se do merremi me individë dhe thellësisht. Sepse ju garantoj se, shumica juaj duhet të ishte, ku?

Atje ku është Shullazi, atje ku është Bahri Bajri, atje ku janë miqtë tuaj, atje e keni vendin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …