Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, forcat e armatosura të SHBA-së po asgjësojnë anijet e trafikantëve me të cilët bëjnë tregti miqtë e Edi Ramës.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ka zyrtarë të lartë të huaj kur mërziten kur dëgjojnë për narkoshtet, por ka të tjerë që falënderojnë nga zemra opozitën për qëndrimet, për të vërtetat, faktet që paraqet.
Një proces ka nisur, ta kemi shumë të qartë.
Për herë të parë, para dy muajve erdhën sinjalet, erdhi kërkesa për të luftuar kartelet e drogës.
Tani forca të armatosura të SHBA-së janë në Karaibe dhe po asgjësojnë anije të trafikantëve me të cilët bëjnë tregti miqtë e Edi Ramës.
Nuk mund ti shpëtojë Edi Rama kësaj. Jo, të bëjë ç’të dojë. Faktet janë aq të shumta sa që jo më kot shtypi amerikan e quajti; Ramaduro.
Ishte shumë domethënës etiketimi i tij në modelim me Maduron e Venezuelës.
Ndaj dhe pavarësisht nga ajo frikë e tmerrshme që patën të ja lënë opozitës Komisionin e Integrimit duhet të garantojmë qytetarët shqiptarë se, ne do shumëfishojmë përpjekjet tona për të mbrojtur të vërtetat në interesin më të mirë të gjithësecilit prej tyre”, tha Berisha,