Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në procesin e integrimit, përveç pozicioni gjeostrategjik!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht apo standard të integrimit në Bashkimin Europian, përveç pozicionit të saj gjeostrategjik.
GJatw fjalws nw mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se, përqendrimi i pushtetit në vend është ekstrem dhe se institucionet përdoren për të shtypur pluralizmin politik, duke krahasuar situatën me regjime autokratike si Uzbekistan, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.
“Tani të dashur miq, teza jonë e pandryshueshme është kjo; Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht, asnjë standard të integrimit në BE, përveç pozicionit gjeostrategjik.
Duhet ta kemi shumë të qartë, duhet ta deklarojmë në çdo rast dhe ta mbrojmë.
Nuk mund të bëhet fjalë për standarde në një vend ku 98% e të të gjithë të emëruarve dhe të zgjedhurve, e 220 mijë të emëruarve dhe të zgjedhurave janë të një partie. Janë pra identike si në Uzbekistan, Korenë e Veriut dhe Turkmenistan,
Ky është përqendrimi më i madh i pushtetit që mund të ekzistojë në një vend.
Në diktaturat autokratike ky përbën përqendrimin më maksimal të pushtetit në një dorë.
Kjo është e vërteta. Nuk mund të ketë, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard sepse në diktaturën autokratike të Edi Ramës, siç sanksionojnë dokumenta themelore ndërkombëtare, të partive të qendrës së djathtë, Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Nuk mund të ketë, nuk mund të plotësojë asnjë standard, një vend i cili zhvillon farsë elektorale.
Nuk mund të ketë asnjë standard një vend që është bërë epiqendër rajonale, europiane dhe botërore e trafikut të drogave të forta.
Ne duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit, deklarojmë se, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces gjer sot, përveç pozicionit gjeostrategjik të saj, të cilin kjo e ka patur që kur është formuar bota dhe kësaj here i shndërrohet në një mirësi sepse në të gjitha kohërat e ka bërë atë pre të të gjitha perandorive.
Kurse kësaj here është një mirësi për shqiptarët sepse BE e konsideron këtë vend si portën e Europës drejt Ballkanit dhe kjo është një avantazh shumë i madh.
Ne e mbështesin, por mbështesim një proces të bazuar në standarde dhe kritere. Kjo është teza jonë, ky është qëndrimi ynë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …