Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur vendimin e njëanshëm të mazhorancës socialiste për ndryshimet e komisioneve si një akt flagrant që ngushton hapësirat e opozitës. ‘Ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant, ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në ndërkombëtarët’, theksoi Berisha në hapjen e fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së më selinë blu.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht apo standard të integrimit në Bashkimin Europian, përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Ai theksoi se përqendrimi i pushtetit në vend është ekstrem dhe se institucionet përdoren për të shtypur pluralizmin politik, duke krahasuar situatën me regjime autokratike si Uzbekistan, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Berisha shtoi se Shqipëria zhvillon farsë elektorale dhe është epiqendër e trafikut të drogave, por megjithatë pozicioni strategjik i saj e vendos si një pikë kyçe për Europën dhe Ballkanin. Ai nënvizoi se mbështet procesin e integrimit, por kërkon që ky proces të bazohet në standarde dhe kritere të qarta.
“Ne do faktojmë në mënyrën më të fuqishme lidhjet e karteleve shqiptare me qeverinë”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike gjatë një mbledhje me grupin parlamentar demokrat në selinë e PD.
‘Ju e dëgjuat mesazhin që erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 ditësh, mesazhi ishte shumë i qartë; përfaqësues e trafiqeve shqiptare shkojnë e negociojnë, mbajnë lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste të Amerikës Latine. Ju garantoj se ne do e faktojmë këtë në mënyrën më të fuqishme’, theksoi Berisha.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetari demokrat Sali Berisha tha se dekretin për emërimin e ‘Diellës’ duket ta dërgojnë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, në Kushtetuese duhet të dërgojnë edhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit.
‘Duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh, çfarë të thuash. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit.
Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit.’, theksoi kryedemokrati gjatë fjalës së tij.
Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te lufta e hapur që i ka shpallur presidenti amerikan, Donald Trump, karteleve të drogës, kryesisht në Amerikën Latine dhe në vendet e tjera. ‘Forcat e armatosura të SHBA-së po asgjësojnë anijet e trafikantëve me të cilët bëjnë tregti miqtë e Edi Ramës’, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fund të fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, të zhvilluar në selinë blu.

FJALA E PLOTE
Ishte një fillim dramatik dhe nuk mund të ishte ndryshe nga individë që janë përfaqësues të karteleve të drogës, korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve,
Të vendosësh një parlament dhe jetën e tij në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores është një akt madhor, i papërgjegjshëm, është një atentat i rëndë ndaj rendit kushtetues të vendit, kushtetutshmërisë dhe shtetit ligjor.
Është një dëshmi tjetër e zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin.
Në këtë kontekst unë e dënoj me forcën më të madhe një akt të tillë, një fillim të tillë dhe ndryshe nuk mund të ishte nga ky grup njerëzish.
Imagjinoni ju se çfarë janë të aftë të bëjnë. U shkel Kushtetuta, u shkel rregullorja e parlamentit, institucionit më të rëndësishëm pas Kushtetutës në Shqipëri.
Është institucioni numër 1 kushtetues i vendit dhe rregullorja e tij është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës.
U proceduar në mënyrë antikushtetuese dhe antirregullore.
Por edhe me ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant të ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në komunitetin ndërkombëtar.
Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni në të cilën opozita do të paraqiste të gjithë qëndrimet e saj në interes të procesit të integrimit.
Tani të dashur miq, teza jonë e pandryshueshme është kjo; Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht, asnjë standard të integrimit në BE, përveç pozicionit gjeostrategjik.
Duhet ta kemi shumë të qartë, duhet ta deklarojmë në çdo rast dhe ta mbrojmë.
Nuk mund të bëhet fjalë për standarde në një vend ku 98% e të të gjithë të emëruarve dhe të zgjedhurve, e 220 mijë të emëruarve dhe të zgjedhurave janë të një partie. Janë pra identike si në Uzbekistan, Korenë e Veriut dhe Turkmenistan,
Ky është përqendrimi më i madh i pushtetit që mund të ekzistojë në një vend.
Në diktaturat autokratike ky përbën përqendrimin më maksimal të pushtetit në një dorë.
Kjo është e vërteta. Nuk mund të ketë, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard sepse në diktaturën autokratike të Edi Ramës, siç sanksionojnë dokumenta themelore ndërkombëtare, të partive të qendrës së djathtë, Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Nuk mund të ketë, nuk mund të plotësojë asnjë standard, një vend i cili zhvillon farsë elektorale.
Nuk mund të ketë asnjë standard një vend që është bërë epiqendër rajonale, europiane dhe botërore e trafikut të drogave të forta.
Ne duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit, deklarojmë se, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces gjer sot, përveç pozicionit gjeostrategjik të saj, të cilin kjo e ka patur që kur është formuar bota dhe kësaj here i shndërrohet në një mirësi sepse në të gjitha kohërat e ka bërë atë pre të të gjitha perandorive.
Kurse kësaj here është një mirësi për shqiptarët sepse BE e konsideron këtë vend si portën e Europës drejt Ballkanit dhe kjo është një avantazh shumë i madh.
Ne e mbështesin, por mbështesim një proces të bazuar në standarde dhe kritere.
Kjo është teza jonë, ky është qëndrimi ynë.
Ne do luftojmë shumë për rikthimin e standardeve.
Është një betejë e vështirë, betejë me të cilën natyrisht makineria dizinformuese e Diellës është e pakufishme, por ne do qëndrojmë për të vërtetën me besimin më të madh se ajo do triumfojë.
Me besimin më të madh se, ne nuk po mbrojmë vetëm interesat e qytetarëve shqiptarë, por në qëndrimin tonë të fuqishëm ndaj narkoshtetit, ne po mbrojmë interesat e qytetarëve të rajonit, Europë dhe më gjerë.
Ju e dëgjuat mesazhin që erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 ditësh, mesazhi ishte shumë i qartë; përfaqësues e trafiqeve shqiptare shkojnë e negociojnë, mbajnë lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste të Amerikës Latine.
Ju garantoj se ne do e faktojmë këtë në mënyrën më të fuqishme.
Fatmirësisht çdo ditë vijnë lajme më direkte për rrezikshmërinë madhore të fondacionit ‘Soros’ në SHBA dhe botë. Dhe ne do qëndrojmë, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona ndaj ndikimeve.
Ndikimeve të mbështetjes së narkoshtetit nga ky fondacion dhe ndikimeve ekstremiste të majta.
Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama.
Akt i pashembullt.
Imagjinoni ju, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang se, Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxorri Diellën. Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet.
Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë.
Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh, çfarë të thuash. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit.
Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit.
Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal.
Dhe këta e bënë në një afat 1 ditor. Përveç kësaj, Kushtetuta përcakton se asnjë nen, asnjë ligj me efekte financiare nuk mund të votohet pa u miratuar paraprakisht në Këshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 në 11 komisione padiskutim që shton shpenzimet për taksëpaguesit shqiptar dhe është krejtësisht i panevojshëm kishte vetëm një qëllim, vetëm një qëllim që ti hiqej opozitës Komisioni i Integrimit.
Integrimi është një proces kompleks, i gjerë, që përfshin të gjitha fushat dhe natyrisht këta janë vite drite larg plotësimit të kritereve në çdo fushë, dhe këtu ata nuk mund të kishin të ja linin opozitës të thoshte të vërtetat, qoftë Brukselit, qoftë komunitetit ndërkombëtar.
Por ne do të bëjmë çdo gjë që, zëri ynë të dëgjohet.
Ne jemi të vetëdijshëm se ka zyrtarë të lartë të huaj kur mërziten kur dëgjojnë për narkoshtet, por ka të tjerë që falënderojnë nga zemra opozitën për qëndrimet, për të vërtetat, faktet që paraqet.
Një proces ka nisur, ta kemi shumë të qartë.
Për herë të parë, para dy muajve erdhën sinjalet, erdhi kërkesa për të luftuar kartelet e drogës.
Tani forca të armatosura të SHBA-së janë në Karaibe dhe po asgjësojnë anije të trafikantëve me të cilët bëjnë tregti miqtë e Edi Ramës.
Nuk mund ti shpëtojë Edi Rama kësaj. Jo, të bëjë ç’të dojë. Faktet janë aq të shumta sa që jo më kot shtypi amerikan e quajti; Ramaduro.
Ishte shumë domethënës etiketimi i tij në modelim me Maduron e Venezuelës.
Ndaj dhe pavarësisht nga ajo frikë e tmerrshme që patën të ja lënë opozitës Komisionin e Integrimit duhet të garantojmë qytetarët shqiptarë se, ne do shumëfishojmë përpjekjet tona për të mbrojtur të vërtetat në interesin më të mirë të gjithësecilit prej tyre.