Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se, ne do faktojmë në mënyrën më të fuqishme lidhjet e karteleve shqiptare me qeverinë.
“Ne do luftojmë shumë për rikthimin e standardeve.
Është një betejë e vështirë, betejë me të cilën natyrisht makineria dizinformuese e Diellës është e pakufishme, por ne do qëndrojmë për të vërtetën me besimin më të madh se ajo do triumfojë.
Me besimin më të madh se, ne nuk po mbrojmë vetëm interesat e qytetarëve shqiptarë, por në qëndrimin tonë të fuqishëm ndaj narkoshtetit, ne po mbrojmë interesat e qytetarëve të rajonit, Europë dhe më gjerë.
Ju e dëgjuat mesazhin që erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 ditësh, mesazhi ishte shumë i qartë; përfaqësues e trafiqeve shqiptare shkojnë e negociojnë, mbajnë lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste të Amerikës Latine.
Ju garantoj se ne do e faktojmë këtë në mënyrën më të fuqishme.
Fatmirësisht çdo ditë vijnë lajme më direkte për rrezikshmërinë madhore të fondacionit ‘Soros’ në SHBA dhe botë. Dhe ne do qëndrojmë, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona ndaj ndikimeve.
Ndikimeve të mbështetjes së narkoshtetit nga ky fondacion dhe ndikimeve ekstremiste të majta”, tha Berisha.