Ozil: Kur u ngrit aeroplani teksa po largohesha nga Madridi, fillova të qaja!

Mesut Ozil e kishte përjetuar rëndë largimin nga Real Madridi në vitin 2013.

Ylli i dikurshëm i futbollit evropian i kishte dhënë fund eksperiencës trevjeçare në “Santiago Bernabeu” për shkak se përfaqësuesit e tij i kishin prishur punët me presidentin Florentino Perez për shkak se ish-përfaqësuesi gjerman nuk po luante rregullisht në fillim të sezonit 2013/14.

Dhe, ai u largua në drejtim të Arsenalit, ku e pati po ashtu një eksperiencë pozitive në aspektin individual.

E futbollisti me prejardhje turke ka folur për emocionet që i ndjeu kur u largua nga klubi madrilen.

Madje, sapo aeroplani ishte përshëndetur me tokën, atë e kishin tradhtuar lotët…

“Isha shumë keq kur u largova nga Madridi. E kujtoj momentin kur shkova në aeroport… huh. E kisha një periudhë të artë trevjeçare në Real Madrid dhe në këtë qytet.”

“Isha me të vërtetë i lumtur. Por, gjërat ndodhin. Fatkeqësisht, në fillim të sezonit nuk kisha shumë minuta për të luajtur dhe kishte një konflikt mes zotëri Florentino Perez dhe babait e menaxherit tim. Ne duhet ta kërkonim një klub tjetër.”

“Ishte e vështirë për mua. Në momentin që aeroplani u ngrit lart, lotët nisën të dilnin nga sytë e mi. Ky ishte momenti që e kuptova se kishte marrë fund”.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …