Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit do të ndikojë negativisht në avancimin e procesit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kritikuar vendimin për përjashtimin e opozitës nga Komisioni i Integrimit, duke e cilësuar atë si një hap mbrapa për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Tabakut, komisioni ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë e përshtatshme ndaj qeverisë, por, sipas saj, ky veprim tregon dështim të qeverisë për të përmbushur detyrimet.

Ajo shtoi se përjashtimi i opozitës në këtë moment mund të ndikojë negativisht në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Komisioni i Integrimit ishte gjithpërfshirje në proces dhe kërkesë ndaj qeverisë.

Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka dështuar me kohë në këtë drejtim. Përjashtimin e opozitës në këtë moment e shoh si një hap pas”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …