Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një rast teksa sipas saj, i është vendosur gjobë padrejtësisht nga policia rrugore.
Për të vërtetuar pretendimin, qytetarja ka dërguar prova fotografike, ku duket se në orën 14:53 të së njëjtës ditë ndodhej në banesën e saj në Tiranë, duke luajtur me djalin.
“Më kanë vendosur një gjobë në Tragjas, ndërkohë që unë kam qenë në Tiranë. Ishim në shtëpi duke luajtur me djalin tonë, ja shikoni orën e fotove në telefon”, shkruan ajo në mesazhin e saj.
E shqetësuar nga vlera e lartë e gjobës, qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik dhe autoritetet përkatëse të marrin masa për pezullimin e ndëshkimit./ JOQ