“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” duke iu kujtuar atyre përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.
Ambasada amerikane organizon nje takim mje gazetarë, me temë rëndësinë e lirisë së shtypit. Në prag të Ditës se Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi amerikan në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre, ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.
Postimi i ambasadës amerikane:
Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.
Gazeta RD