Berisha: As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin! Rama është kryehorri i kombit, do të marrë përgjigjen që meriton!

Lideri i opozitës, Sali Berisha në një dalje për gazetarët para selisë së Kuvendit reagoi kundër sjelljes arrogantë të mazhorancës gjatë ditës së sotme.

Berisha tha se, as Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton.

“Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.

As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.

As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.

Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.

Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.

Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.

Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Asamblenë e PS në Fier, socialistët sulmojnë Ballukun, Rama e merr në mbrojtje!

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri …