Berisha fton deputetët: Të kalojmë në veprime, duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar ftoi deputët të kalojnë në veprime pasi duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme!

Berisha u shpreh se, në bashkëfajësi të plotë me Ramën është edhe presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim.

“Ndaj të nderuar deputetë, ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime.

Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin.

Kjo mbledhje sigurisht që është emergjente, e jashtëzakonshme sepse situata është e jashtëzakonshme.

Asnjëri nga ne, asnjë shqiptar nuk do përfytyronte se ky bastard i xhelatëve komunistë, mund të sillej ndaj Kushtetutës dhe parlamentit në këtë mënyrë.

Kështu që unë u ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt.

Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën.

Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat.

Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim.

Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona.

Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …