Parlamenti u asgjesua/ Çfarë do të bëhet tani?

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama sot pushkatoi parlamentin, sepse e di se mandati i tij qëndron fund e krye mbi krimin dhe dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

“I damkosur, sepse ky mandat qëndron mbi krimin, ky mandat qëndron fund e krye mbi krimin dhe kjo është bërë e qartë…

Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, mbi drogën, mbi dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

I vetëdijshëm për këtë, i vetëdijshëm që nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë atij i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij.

Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye dhe e di që opozita këtë program do t’u faktonte shqiptarëve se ky është vetëm mashtrimi i radhës dhe asgjë tjetër.

Do u dëshmonte shqiptarëve se siç ka vjedhur shuma përrallore në 64 miliardë euro të 12 viteve që ka administruar, vjedhjet në këtë mandat do jenë shumë të mëdha.

Do u dëshmonte shqiptarëve se ata që kanë ardhë, ata janë ndër më të përsosurit në hajdutëri, në vjedhje.

Se jo një Diella apo 5 Diella, por 120 Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Lubisë së papërmbajtur.

Natyrisht ndan me Ramën.

Ose vjedhjet e Pirro Vengut, që vetëm për të mos prishur gojën se mund t’i thuash shumë gjëra atij. Që plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë bashkë me Nikon.

Pra, ai faqezi sterrë, qoftë me ekipin e tij, qoftë me bëmat e tij, zgjodhi asgjësimin e parlamentit në momentin më kyç.

Ndaj dhe ne, të cilët shkuam në parlament me vendosmërinë më të madhe për të bërë transparencën e plotë para qytetarëve shqiptarë, të këtij ekipi hajdutësh, kriminelësh që kanë vjedhur me dhjetëra e qindra milionë euro taksapaguesve, bashkëpunëtorëve në krimet më të shëmtuara me organizatat kriminale, për të paraqitur alternativën tonë natyrisht kundërkrimit të organizuar, kundër këtyre kriminelëve në pushtet, për të zbërthyer të gjitha mashtrimet e tyre në programin e rreckosur, por këto ata do i shkrinin para shqiptarëve dhe do dilnin siç janë.

Dhe zgjodhën një skenar, që vetëm mendja më e zezë, më e errët mund ta përfytyronte, mund ta imagjinonte.

Edi Rama tregoi se, këtu është problemi, në një diktaturë totalitare në vitin 1946, Enver Hoxha i mori dhe i pushkatoi ata deputetët e opozitës, kurse ky faktikisht pushkatoi parlamentin sot.

Ky pushkatoi Kushtetutën sot.

Ky njeri që u kthye nga Brukseli, të krijon përshtypjen se atë hapjen e kapitujve e konsideroi si një licencë për të asgjësuar parlamentin.

Asnjë diktator i diktaturave totalitare, asnjë diktator i diktaturave autoritare nuk ka bërë një akt të tillë.Kurrë!”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …