Berisha: Vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut s’i mbulojnë as 120 “Diella”!

Kreu i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës në mbledhjen e grupit se, kjo qeveri zgjodhi asgjësimin e Kuvendit, ndërkohë që vjedhjet e kryer nga kjo mazhorancë, veçanërisht nga Pirro Vengu dhe Belinda Balluku, nuk mbulohen dot as nga 120 “Diella” referuar ministres të krijuar me AI.

“Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, krimin, drogën, dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. I vetëdijshëm se nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij.

Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye. E dimë që opozita këtë program do tu faktonte shqiptarëve se ishte mashtrimi i radhës, asgjë tjetër.

Jo një Diellë, por edhe 120 “Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Lubisë së papërmbajtur, natyrisht ndan me Ramën, apo vjedhjet e Pirro Vengut, për të mos prishur gojën se mund ti thuash shumë gjëra, që plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon e të tjerë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshme! Skrapi mbron kriminelët e qeverisë!

U mbushën 3 vjet nga vrasja e 21-vjeçares keniane. Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan …